Mërgimtari Fitim Thaçi nga Sapniqi i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka dhuruar 10 pako ushqimore në vlerë nga 50 euro për nevojtarët

Mërgimtari Fitim Thaçi nga Sapniqi i komunës së Rahovecit i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka dhuruar 10 pako ushqimore në vlerë nga 50 euro, për nevojtarët. Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se, përkrahja, solidariteti dhe humanizmi i bashkatdhetarëve tanë nuk na ka munguar asnjëherë, ndaj falënderoj sinqerisht, Fitim Thaçin për donacionin e dhënë. Faleminderit të gjithë bamirësve për kontributin e dhënë familjeve në nevojë! Qofshi të nderuar gjithmonë ju Fitim Thaçi, bashkë me familjen tuaj!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …