Mërgimtari Muhamet Bytyçi, përsëri ndihmon familjet në nevojë

Në prag të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe në prag të festës së Bajramit të madh, mërgimtari Muhamet Bytyçi nga Shkoza e Malishevës, që jeton dhe punon në Gjermani, përsëri i ka ndihmuar familjet në nevojë në Komunën e Malishevës me një shumë të konsiderueshme. Ndihma e dhënë është me para. Këtë ndihmë, mërgimtari Bytyçi, e ka dërguar përmes komunës, përkatësisht përmes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa mjetet janë dërguar në adresat e caktuara të familjeve që jetojnë në kushte të rënda dhe kanë nevojë për përkujdesje. Ditë më parë, ky mërgimtar, kishte ndihmuar katër familje, ndërsa tani ka ndihmuar edhe 20 familje të tjera, në prag të këtyre festave. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderon mërgimtarin Muhamet Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët, si dhe humanistët tjerë, të cilët, në prag të këtyre festave, i kanë ndihmuar familjet në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …