Në prag të festës së Bajramit, mërgimtari Robert Hoti, nga fshati Carrallukë i Komunës së Malishevës, i cili jeton dhe punon në Suedi, sot i ka ndihmuar 50 familje në nevojë. Për këtë gjest humanitar, mërgimtarin Hoti, e ka falënderuar dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrat dhe njëherit i ka ndarë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë sot. “Mërgimtarët tanë, si gjithmonë në prag të festave kombëtare apo fetare, po i ndihmojnë familjet në nevojë, sikur që sot mërgimtari Robert Hoti ka vepruar me 50 familje në komunën e Malishevës, duke i mbështetur këto familje në prag të festës së Bajramit të Madh. Kryetari Kastrati e ka falënderuar përzemërsisht mërgimtarin Robert Hoti, dhe të gjithë ata që ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë”.