Në vitin 1828 shumë krerë shqiptarë me në krye Zylyftar Podën e kundërshtuan thirrjen e Sulltanit për të marrë pjesë në luftë kundër Rusisë.
Ata u bashkuan, u mblodhën në Kuvendet e Beratit, Janinës dhe Gjirokastrës dhe ndërmorën një sërë veprimesh, për ta detyruar Sulltanin që t’ju jepte të drejtën e qeverisjes autonome, ashtu si e kishte patur Pashallëku i Janinës.
Në nëntor të po atij viti, në Kuvendin e Beratit, të mbajtur nga Ismail Bej Vlora, Zylyftar Poda, Shahin Bej Delvina, Abdyl Bej Koka e shumë kapedanë të tjerë të Shqipërisë së Jugut, Kuvendi doli me këto kërkesa ndaj Portës së Lartë:
- – Vendosja e krerëve vendës shqiptar në krye të të treja Sanxhaqeve.
- – Largimi i të gjithë nëpunësve të huaj që kishin ardhur mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës (1822).
- – Largimi i Mehmed Reshid Pashës nga posti i Vezirit të madh (kryeministrit) nga Sanxhaqet e Delvinës, Vlorës dhe Janinës.
- – Rikthimi i Aparatit Shqiptar të Pashallëkut të Janinës.
Kështu:
Sanxhaku i Delvinës t’i jepej Shahim Bej Delvinës,
Sanxhaku i Vlorës t’i jepej Ismail Bej Vlorës,
Komanda e Dërven Pashës t’i jepej Zylyftar Podës.
Sulltani edhe pse ishte kundër këtyre kërkesave, në pamundësi për ta shtypur rezistencën e Shqipërisë së Jugut, ju dërgoi përgjigjen se do t’i shihte kërkesat e Kuvendit dhe dërgoi nga Edreneja Mehmed Reshid Pashën për ta shtypur kryengritjen e feudalëve për Autonomi.
Dinaku Mehmed Reshit Pasha, i ftoi të gjithë krerët feudalë atdhetarë shqiptarë në Dovlexhik të Manastirit për të marrë pjesë në një paradë ushtarake. Feudalët shqiptarë, shërbyes të Perandorisë Osmane nuk u ftuan.
Ndërsa parada po parakalonte, ata qëlluan mbi krerët atdhetarë shqiptar. Brënda pak minutash u vr anë afro 1000 prijës shqiptarë, elita e kombit tonë.
Njëkohësisht i biri i Mehmed Reshid Pashës, Emin Pasha organizoi të njëjtin kurth me feudalët atdhetarë të Janinës, por nr. i shfarosjes së tyre qe shumë më i vogël.
Vr asja e feudalëve atdhetarë shqiptar shkaktoi zemërim të madh tek të gjithë feudalët dhe prijësat e tjerë shqiptarë. Mehmet Reshit Pasha u quajt “shqiptar-vr asësi”
Populli u ngrit në kryengritje lokale, të cilat Zylyftar Poda u përpoq që t’i përqëndronte në një Kryengritje të përgjithshme feudale shqiptare dhe ftoi edhe Mustafa Pashë Shkodranin. Mustafa Pashë Bushatlliu për interesa të ngushta përkrahu Vezirin e lartë në shtypjen e kryengritjeve lokale të Shqipërisë së Jugut.
Masakra e Manastirit çoi në:
– Zhdukjen e krerëve më të shquar të Lëvizjes Shqiptare të Jugut.
– Arrestimin e familjeve të luftëtarëve të garnizoneve të qyteteve të Shqipërisë Jugut.
– Konfiskimin e të gjithë pasurisë së tyre.
– Rritjen e shtypjes ndaj popullit.
– Kalimin e një pjese të luftëtarëve si kaçakë nëpër male.
Një vit më vonë, në prill të vitit 1831, feudalët atdhetarë të Shqipërisë së Jugut e mbështetën Mustafa Pashë Bushatlliun në luftën kundër reformave turke në Shqipërinë Veriore. lbspirit