Gjatë një interviste të dhënë për Radion Kosova e Lirë, vajza e dëshmorit të kombit, Halit Asllani, Merjeme Asllani ka deklaruar se të gjitha qeveritë e pasluftës kanë qenë pothuajse të njëjta sa i përket trajtimit nga ana e tyre, ose të mostrajtimit fare të familjeve të dëshmorëve, me përjashtime specifike. Funksionet shtetërore dhe ardhja në pushtet në Kosovë është marr më së shumti si mundësi e përfitimeve e pasurimeve personale e klanore brenda natës, zhvatje e interesit publik e kombëtarë dhe si e tillë nuk lë hapësirë për të pasur kujdes të shtuar për çështje të tjera më të rëndësishme; si trajtimin e mirëfilltë të familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të luftës apo ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë. Ajo ka shtuar më tutje se edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka qenë shtylla ose institucioni më i rëndësishëm që është dashur e duhet të trajtojë këto kategori siç e meritojnë, por nuk e kanë bërë dhe puna e tyre nuk ndryshon shumë prej qeverive sepse nuk kanë arritur të veprojnë të pavarur nga ta. Realiteti jonë i hidhur është që dëshmorët dhe emrat e tyre janë bërë lloj biznesi, promovimi dhe përmendje për fitim të votave vetëm në kohë zgjedhjesh. Çdo gjë është kthyer në përfitim dhe madje dhe gradat, mirënjohjet dhe titujt për dëshmorë jepen në të shumtën e rasteve për shkak të një interesi paraprak të dikujt. Nuk mund të nderohet një dëshmorë dhe dëshmori tjetër të mos përmendet kurrë. Lufta dhe flijimi i tyre nuk ka pasur dallime. Qëllimi për të cilin kanë rënë ka qenë i njëjtë dhe është turp që kjo mundohet të ndryshohet nga funksionarët tanë, ka theksuar Merjeme Asllani, bija e dëshmorit të kombit, Halit Asllani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …