Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh. Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh. Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. Gjithsesi, plani lë të hapur për intepretim masat që duhen marrë, në vend të renditjes së mundësive. Ai përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …