Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke folur për refugjatët nga Sira dhe vendet myslimane në drejtim të Evropës ka deklaruar se është i papranueshëm vendimi që disa vende të Bashkimit Evropian refuzojnë të presin refugjatë, vetëm sepse ata janë myslimanë. Autoritetet e disa vendeve thonë se në përgjithësi, ne nuk duam të kemi myslimanë në vendet tona, deklaroi Merkel në një intervistë për kanalin televiziv publik gjerman ARD. Duke u rikthyer mbi propozimin e saj për të futur kuota ndarjeje të refugjatëve brenda BE-së, kancelarja theksoi se secili duhet të bëjë pjesën e vetë dhe se një zgjidhje e përbashkët duhet gjetur. Gjermania ka pritur në vitin 2015 rreth një milionë azilkërkues, shumica me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …