Merkel: Gjermania e tronditur nga sulmi në Mynih

Kancelarja gjermane, Angela Merkel citohet të ketë thënë se Gjermania është në pikëllim të thellë për ata që nuk do të kthehen kurrë më në familjet e tyre. Duke shprehur solidaritetin me familjet e viktimave, ajo ka thënë se shpreson se të lënduarit nga sulmi i fundit në Mynih do të shërohen shpejt. “Vrasjet e së premtes janë edhe me të vështira për t’u duruar sepse vijnë pas shumë tmerreve të ditëve të fundit, siç është sulmi në Nice dhe sulmi me sëpatë dhe thikë në një tren në Bavari javën e kaluar”, ka deklaruar kancelarja, Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …