Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ‘ankuar’ sot se shtetet e përendimit sipas tij nuk po duan të dëgjojnë për propozimet të reja në çështjen e Kosovës. Madje Vuçiq tha se për Kancelaren Merkel, çështja është e mbyllur dhe Kosova është një shtet i pavarur. “Ata që e shohin më gjerësisht deklaratën e Merkelit duhet ta dijnë që për Merkelin dhe për të gjithë botën, me përjashtime të vogla, Kosova është një shtet sovran, me territor të paprekshëm dhe i cili u përket shqiptarëve”, deklaroi Vuçiq. Ai tutje rinkonfirmoi edhe njëherë se në fillim të shtatorit do të takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, për të cilin takim tha se do të jetë një mundësi që të shihen rrethanat nëse mund të dilet nga situata e vështirë e cila është krijuar. Madje Vuçiq u shpreh në mënyrën e tij se ai po lufton për interesat e qytetarëve të Serbisë. “Nëse mëkati im është që po luftoj për njerëzit e mij, atëherë unë do të luftojë, e do të luftojë në vazhdimësi”. E lidhur me deklaratat e fundit për korrigjim ose shkëmbim të territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar dje kancelarja Merkel duke thënë se megjithë diskutimet e vazhdueshme për lëvizjen e kufijve, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë. Sipas saj, duhet të ruhet integriteti territorial i çdo vendi në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …