Merkel kërkon nga Mustafa kompromise me Serbinë

Kryeministri,
Isa Mustafa sot është pritur në Berlin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Me
këtë rast, kryeministrit të Kosovës i ishte rezervuar një pritje e veçantë e me
nderime shtetërore nga Garda e Nderit. Në konferencën e përbashkët e përbashkët
për medie, kancelarja gjermane ka paraqitur kërkesat e Berlinit, që konsistojnë
në vazhdimin e bisedimeve, themelimin e Gjykatës Speciale si dhe kompromiset me
Serbinë. “Natyrisht, ne kemi një interes shumë të madh që të bëhet marrëveshje
fer, e kjo vlen për të dyja palët. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo
vetëm Kosova, por natyrisht edhe Serbia”, është shprehur Merkel. Ajo ka qartësuar
se nëse ka përparime në bisedime, do të ketë përparime edhe në rrugën
evropiane. Kancelarja gjermane ka adresuar edhe çështjen e migrimit të qytetarëve
të Kosovës në Gjermani. Merkel theksoi se nuk ekziston asnjë shans që shtetasve
të Kosovës t’u miratohet kërkesa për azil. Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa
tha se në takimin me kancelarin Merkel,është biseduar për çështjet themelore që
prekin Kosovën, si integrimi evropian dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit, si
një nga kushtet për heqjen e regjimit të vizave.  

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …