Pas sulmit terrorist në Munih të Gjermanisë, kancelaria, Angela Merkel ka mbajtur një konferencë në Berlin, në të cilën ajo ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit me armë ku mbetën të vrarë nëntë persona, në mesin e tyre edhe tre nga Kosova. Ajo tha se Forcat e Sigurisë në Gjermani kanë kryer punën e tyre me profesionalizëm të lartë, dhe se po vazhdojnë angazhimin e tyre ngjashëm me shërbimet e emergjencës. Merkel theksoi edhe dhembshurinë dhe bujarinë e fqinjëve të zonës së Munihut, të cilët hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për t’i ndihmuar të gjithë të prekurit nga masakra e mbrëmshme. Në këtë kohë, është mirë që kemi kaq shumë miq që solidarizohen me ne, deklaroi mes tjerash, kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas sulmit terrorist në Mynih.
Kontrolloni gjithashtu
Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve
Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …