Gazetari dhe publicisti i njohur, Mero Baze, ka komentuar refuzimin që qeveria e Kosovës i ka bërë vaksinave të ofruara nga Qeveria e Shqipërisë për vaksinimin e mësimdhënësve. Baze ka kujtuar kohën kur Kosova vitin e kaluar nën qeverisjen Kurti kishte pranuar 1 mijë teste për virusin korona dhuratë nga Serbia. Ndërsa ka theksuar refuzimin që qeveria i bëri vaksinave që i ka ofruar Shqipëria. “Vitin e kaluar Kosova ka pranuar 1000 teste per COVID, dhurate nga Serbia. Sivjet nuk pranon vaksina, dhurate nga Shqiperia. Keshtu eshte kur vijne “patriotet” ne pushtet”, ka shkruar, Mero Baze.
