Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK dhe të regjistrojë procedimin penal. Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë. Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit. Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajmonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …