Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e grupit për përgatitjen e analizës për themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Propozimin e ka bërë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ka sqaruar se grupi punues do të këtë përgjegjësinë përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendim, me propozim të ministrit Selimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht emërimin e përfaqësuesit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale si njësi pasuese e Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës, në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …