leoni

Mes përplasjesh e debatesh të shumta, është zhvilluar në mënyrë të cunguar seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

Mes përplasjesh e debatesh të shumta, është zhvilluar në mënyrë të cunguar seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

Për rreth dy orë kanë vijuar përplasjet në Kuvend, paralelisht me protestën që po zhvillohej jashtë, të dyja me të njëjtin qëllim, çështjen McGonigal. Vetëm pesë minuta pas nisjes së seancës, në Parlament u ndërpre energjia elektrike dhe kjo si pasojë e djegies së një pajisje e cila furnizonte me energji sallën e seancave. Por problemet brenda në Kuvend nuk morën fund me kaq. Menjëherë pas rinisjes së seancës, teksa deputetë të ndryshëm morën fjalën, nuk mungoi ndërhyrja e Berishës, i cili disa herë detyroi drejtuesen e Seancës Lindita Nikollën të ndërpresë vijueshmërinë e seancës. Berisha nuk ishte i vetmi i cili u bë pengesë për mbarëvajtjen e seancës së sotme plenare, ku edhe deputeti Flamur Noka nuk ka lejuar asnjë deputet të Partisë Socialiste të mbaje fjalën, pasi i binte bilbilit në mënyrë të pandërprerë, në mënyrë që të mos lejonte deputetët të mbanin fjalën.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …