Mes tensioneve është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën nuk u arrit të shqyrtohet Raporti vjetor

Mes tensioneve është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën nuk u arrit të shqyrtohet Raporti vjetor

Mes tensioneve dhe përplasjeve është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën nuk u arrit të shqyrtohet Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2023. Përplasja filloi pas insistimit të Kryesuesit të Bordit të KPMM-së, Habib Basholli, i cili kërkoi që në raportim të ulët edhe ushtruesi i detyrës, Sali Mulaj për të prezantuar raportin për vitin 2023. Porse, me këtë nuk u pajtua kryetari i Komisionit, Ferat Shala, i cili tha se i njëjti është Ushtrues Detyre me afat të skaduar. hala i është drejtuar kryesuesit Basholli duke i thënë se rregullin e bënë ai vet. Ndërsa, Basholli derisa ishte duke e prezantuar bordin, Sali Mulajn e ka prezantuar si drejtor Për këtë, Basholli ka thënë se i njeri është Ushtrues mirëpo ka shtuar se është duke u rekrutuar pozita e drejtorit. Ndërsa, Shala ka thënë se Mulaj nuk është drejtor, por ushtrues me afat të skaduar, pasi që ligji është shumë i  qartë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …