Shume e nderuara familje e dashur dhe shume e çmuar e Ahmet Qeriqit, Me dhembje te madhe e mesuam lajmin per ndarjen nga jeta te Ahmet Qeriqit. Jeta e tij ishte nje jete gjeresisht e njohur dhe shume e çmuar. Ai e zgjeroi informimin per luften e lavdishme te UÇK-se permes Radio Kosoves se Lire. Kete pasuri informuese, shume te rendesishme per te pertashmen dhe te ardhmen e Kosoves, ai e pasuroi edhe me tej pas luftes po permes se njejtes veprimtari e te njejtit institucion dhe permes TV Diellit. Ahmet Qeriqi ishte intelektual i shquar, ishte poet, ishte prozator, ishte romansier, ishte kritik, eseist e studiues i vlerave letrare. Me veprimtarine e tij shoqerore, kulturore, shpirterore, etike, atdhetare, kombetare ai u be personalitet me emer historik te gjithmonshem. Si personalitet i tille ai do te nderohet e do te adhurohet pergjithmone ne historine e Kombit Shqiptar. Me perzemersi vellezerisht te perkushtuar, Juaji Rexhep Qosja me familjen
