Mesazhe të përgjuara në Kuvend zbulojnë komunikime të deputetit Krasniqi për formimin e Qeverisë

Disa pamje të siguruara nga kamerat brenda Kuvendit të Kosovës kanë zbuluar komunikime përmes mesazheve të deputetit Elbert Krasniqi, përfaqësues nga komuniteti egjiptian, lidhur me zhvillimet e fundit për formimin e Qeverisë së re. Sipas raportimit nga Nacionale, në njërin nga mesazhet e dërguara, Krasniqi i shkruan një kontakti me inicialet A.K., duke deklaruar se: “4 vota të Listës Serbe na votojnë Qeverinë.” Mesazhi ngre pikëpyetje të reja lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në votimin për qeverinë e re – një zhvillim që, nëse konfirmohet, do të kishte pasoja politike dhe publike të konsiderueshme. Në komunikimin e mëtejmë, Krasniqi gjithashtu pyet nëse Veton Berisha është propozuar për postin e ministrit, por merr një përgjigje të shkurtër: “Jo”. Në një pjesë tjetër të bisedës, ai thekson mungesën e marrëveshjes për nënkryetarët e Kuvendit: “Nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve.” Krasniqi duket se përpiqet të kontaktojë edhe vetë kryeministrin Albin Kurti, duke shkruar: “KM nuk po më përgjigjet.”

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …