Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Të jemi më human, mëshirues e tolerant, t'i ndihmojmë skamnorët dhe jetimët

Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Të jemi më human, mëshirues e tolerant, t’i ndihmojmë skamnorët dhe jetimët

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi ka dhënë një mesazh urimi duke thënë se kjo është festë madhështore të cilën besimtari e stolisë me përkushtim, sakrificë e flijim. Në një deklaratë për media Mexhidi, është shprehur se festa e Bajramit sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin. Ai është shprehur se Kuban Bajrami reflekton adhurimin ndaj krijuesit ndërsa ka për qëllim arritjen e devotshmërisë. “Festa e Kurban Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha  arritjen e devotshmërisë”, tha ai.

Ai bëri thirrje që qytetarët të jenë më mëshirues e bujarë, dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë sa më shumë. “Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë”, tha ai. Mexhidi bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë për me miliona haxhinj që kanë shkuar në Haxh, duke uruar që t’iu pranohet haxhi dhe lutjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …