Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, një kohë të gjatë edhe kryetar i PDK-së Partisë Demokratike, nga Haga ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të kësaj partie. Lajmin e bëri të ditur, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitjeje të tij para të pranishmëve në ndejën e organizuar në këtë komunë, me anëtarë të Partisë Demokratike. Derisa ishim duke ardhur bashkë me Endritin, pata rast të që përmes telefonit të komunikoj, me kryetarin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell një mesazh”. Ai tha Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, pa e ndie hiç. Po kështu edhe Sami Lushtaku, në reagimin e tij të publikuar bashkë me një video, shihet t’i japë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili iu drejtohet qytetarëve të Drenicës. Drenica është zemra e Kosovës, po PDK është në zemrën e Drenicës, në zemrën e Skënderajt e në zemrën e secilit prej jush.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …