Mesazhi i serbëve nga protesta e djeshme në Veri të Mitrovicës është se ata njohin vetëm një shtet dhe ai shtet është Serbia dhe për këtë janë shprehur të bashkuar dhe unikë. Kryetarët dhe këshilltarët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, pas vendimit që kanë marrë për largim nga institucionet e Kosovës. Me këtë rast në pjesën veriore të Mitrovicës u mbajt një tubim protestues, masiv nga i cili iu dërgua mesazh Evropës dhe botës se vendi i tyre është Serbia. Ata po kërkojnë nga Prishtinës që të anulojë vendimin për riregjistrimin e automjeteve nga targat e Serbisë në Kosovë dhe të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve për paqe dhe heqje dorë nga bojkotimi i institucioneve. Kreu i diplomacisë evropiane, nga ana tjetër, u bëri thirrje të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje, ndërsa nga Qeveria e Kosovës ka kërkura që fillimisht të shtyjë zbatimin e vendimit për targa. (Al-Xhazira RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …