Meshar Selimaj: Dorëheqje e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, në këtë fazë të gjykimit është problematik

Avokati, Meshar Selimaj dorëheqjen e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka konsideruar si problematike pasi sipas tij kjo shkëputje nuk është e lehtë në këtë fazë. Gjykata siguroi se largimi i Emmersonit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor. Është problematike, për shkakun se kemi të bëjmë me një mbrojtës që prej nga fillimi e ka përcjellë një çështje penale dhe shkëputja e tij në momente të rëndësishme procedurale nuk është e lehtë, përveçse ai ka qenë në dijeni të rrethanave dhe provave materiale që i ka marrë me kohë, kjo ndikon edhe në përgatitjen e mbrojtësit të ri për mbrojtjen e Veselit. Selimaj thotë se duhet bërë një analizë më e gjatë të dihet se pse ka ardhur deri te shkëputja e kontratës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …