Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore sot mbajnë grevë për ta kundërshuar vendimin e Kushtetueses

Mësimdhënësit dhe mjekët janë në grevë me kërkesë të rritjes së pagave buxheti i Kosovës nuk i përballon kërkesat e tyre

Derisa mësimdhënësit dhe personeli mjekësor janë në grevë me kërkesë të rritjes së pagave, një rritje e tillë vlerësohet se nuk është e mundur pasi buxheti i Kosovës nuk i përballon kërkesat e grevistëve. Ndërkohë në SBASHK thonë se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritje të koeficientit të pagave prej 30 për qind. Kurse grevës së kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë bashkangjitur edhe ortopedët në QKUK dhe mjekët e Spitalit të Ferizajt. Anëtarja e Komisionit për Administratë Publike, Xhevahire Izmaku, ka thotë se në javën e ardhshme do të mblidhet ky Komision për të shqyrtuar projektligjin për paga e me të cilin nuk janë të kënaqur mësimdhënësit. Sipas saj, procedurat për miratimin e këtij projektligji do të zgjasin së paku një muaj. “Tek pas ditës së hënë duhet të mblidhet Komisioni dhe të punojë. Pas ditës së hënë, kur caktohet seanca, atëherë koordinohen grupet parlamentare deri në votim. Është një punë shumë e madhe që duhet të bëhet. Unë mendoj se duhet së paku edhe një muaj që të punohet vetëm në mënyrë procedurale”, ka deklaruar ajo. Izmaku ka thënë se për mësimdhënësit ende nuk u ka ardhur ndonjë vendim për rritje të pagave. “Për personelin mjekësor ka një vendim dhe ka një rritje, për arsimin ende nuk ka ardhur një vendim”, ka shtuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …