Mësimdhënësit e infektuar me koronavirus mbeten të angazhuar duke i zhvilluar orët e tyre mësimore online, ndonëse Ministria e Arsimit ka paraparë 1 mijë norma plotësuese të cilat do të ndahen për zëvendësimin e tyre. Megjithatë, MASH thotë se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zëvendësimin e mësimdhënësve të infektuar, komunat thonë se ky plan është i parealizueshëm. Në të gjithë vendin, mësimdhënësit të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të infektimit me COVID-19, po zëvendësohen nga kolegët e tyre, derisa SBASHK-u ngrit shqetësimin se këta të fundit përkundër që po mbajnë orët shtesë, nuk po paguhen.
