Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave. Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për plotësimin e kërkesës së plotë të tyre. “Greva do të vazhdojë. Ne jemi optimist se komisioni parlamentar për administratë duke punuar dhe duke parë situatën, do të veprojnë si duhet, ose do ta realizojnë kërkesën tonë, ose do ta tërhiqnin ligjin, që pastaj të punohet në të me koka të ftohta”, tha Jashari për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …