Mësimdhënësit, të cilët kanë punuar në vend gjatë viteve të 90-ta, do t’u njihet përvoja e punës. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të përbashkët midis ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, atij të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilët promovuan Vërtetimin për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999. Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi se ky vërtetim shënon zbatimin e vendimit për njohjen e përvojës së punës së mësimdhënësve të viteve të ‘90-ta për skemën pensionale. Ai ka vlerësuar se ky është një hap i domosdoshëm dhe i shumëpritur që mësimdhënësve, të cilët kanë punuar në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor t’u njihet përvoja e punës dhe ata të marrin pension të dinjitetshëm. “Ne po fillojmë që mësimdhënësve t’u japim pensione të merituara për punën e tyre në momentet më të vështira të mbijetesës së arsimit”, u shpreh ministri Bajrami. Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se ky vendim është në vazhdimësinë e reformave, të cilat i kemi ndërmarrë, në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë punëtorëve dhe pensionistëve në këtë rast, të cilët kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …