leoni

Mësimi në distancë po vazhdon edhe në Komunën e Deçanit

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i , Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me DKA-në në Deçan, janë angazhuar që mësimin online të organizohet edhe për shkollat e mesme të komunës së Deçanit. Profesorët e SHMLP-së kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi mënyrën se si do të zhvillohet ky mësim ku tashmë është duke vazhduar. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, apelon tek nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në mënyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime duke shpreh një falënderim të veçantë për mësimdhënësit dhe gatishmërinë e tyre që të zhvillojnë mësimin në distancë në këtë kohë të COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …