Stipe Mesiç thotë se ideja për të ndarë Kosovën është e tmerrshme dhe nuk duhet as të çohet nëpër mend

Mesiq: Ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Millosheviqit pse ai shkoi në luftë por pse ai nuk e fitoi luftën

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç ka drejtuar kritika ndaj pushtetit aktual të Serbisë. Ai ka deklaruar se ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Millosheviqit pse ai shkoi në luftë por pse ai nuk e fitoi luftën. Ai ka deklaruar se politika e Serbisë në raport me Kosovën është shumë agresive. Por pavarpsisht kësaj, Kosova është një “çështje teknike” dhe Serbia nuk mund ta arrijë Kosovën në asnjë mënyrë. Duke aluduar në udhëheqjen aktuale të Serbisë, ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç ka shtuar më tutje se ata provuan gjithçka dhe tani kanë vendosur të prishin marrëdhëniet fetare që janë krijuar në Mal të Zi. Më duket se është e përkohshme, por e gjithë kjo lë shumë nervozizëm në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …