Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Iliri Meta, ka thënë se është tepër e rëndësishme që çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të zgjidhet në mënyrë parimore, konstruktive dhe të mençur.
“Është tepër e rëndësishme që të bëhet një zgjidhje parimore dhe e mençur për demarkacionin, sepse kjo e zhbllokon procesin e liberalizimit. Nuk mendoj se kjo çështje mund të zgjidhet në këtë kohë kur Kosova është e përfshirë nën ethet elektorale të zgjedhjeve lokale . Por është një çështje që duhet të zgjidhet në mënyrë parimore, konstruktive dhe të mençur, pasi që është në interes të Kosovës që ta zgjidhë këtë problem dhe përmes kësaj t’i zhbllokojë proceset tjera”, ka thënë ai në “RTK”.