Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh se në një takim me kryeministrin Rama, ka diskutuar për reformën në drejtësi, Vettingun dhe ecurinë e dialogut politik, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Meta ka folur edhe për bojkotin e parlamentit nga opozita. Ai u shpreh kundër këtij vendimi ekstrem të demokratëve, duke kërkuar rikthimin e opozitës në parlament, pasi që parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. “Dy çështje dua t’i nënvizoj. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe së dyti, rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet me standardeve evropiane më 18 qershor, kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi”, ka thënë Meta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …