Meta: Kjo që po ndodh është pranvera demokratike e Shqipërisë

Meta: Kjo që po ndodh është pranvera demokratike e Shqipërisë

Kryetari i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër, sot deklaroi se kjo që po ndodh është pranvera demokratike e Shqipërisë. Duke ripërsëritur se LSI do jetë force e parë në këto zgjedhje, ai tha se fuqia e saj qëndron tek respekti, kujdesi dhe tek dashuria për njerëzit, ndërsa fuqia e Rilindjes qëndron vetëm tek arroganca që vjen nga pushteti dhe përbuzja ndaj njerëzve të thjeshtë. Ish-kryetari i LSI-se u ndal dhe tek marrëdhëniet me fqinjin jugor, Greqinë, të cilat sipas tij, do të jenë të shkëlqyera në 5 vitet e ardhshme. “Dua t’ju siguroj se marrëdhëniet tona me Greqinë do të jenë të shkëlqyera gjatë 5 viteve të ardhshme dhe me gjithë problemet që kemi, ne do t’i zgjidhim ato me mençuri, bashkëpunim dhe dinjitet, për të dy popujt e vendeve tona”, deklaroi Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …