Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot se bashkëjetesa ndëretnike është një nga pikat kryesore të programit të LSI-së e cila duhet zhvilluar dhe ruajtur si garant i stabilitetit të vendit. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi me banorët e Pustecit ku prezantoi kandidatët për deputet në qarkun e Korçës. “Ne besojmë se Shqipëria është më e bukur, është më shpresëdhënëse, kur jemi të gjithë bashkë, por edhe kur këtë larmi të madhe, edhe kulturore, edhe etnike edhe fetare ne e ruajmë dhe e zhvillojmë si drita e syve”, është shprehur ish-kreu i LSI-së. Ai tha se LSI ka vetëm tre tabu që nuk preken, stabiliteti i Shqipërisë, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi evropian i vendit. Meta theksoi se Shqipërisë i duhet një drejtim i ri, që synon zgjidhjen e problemeve më jetike të qytetarëve shqiptare. “Ndaj duhet një drejtim i ri për Shqipërinë, ndaj LSI do të jetë forcë e parë që të garantojë një drejtim të ri i cili synon të zgjidh problemet më jetike të gjithë qytetarëve që jetojnë në Shqipëri”, theksoi Meta.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …