Metush Kryeziu: Ndërron jetë luftëtari i UÇK-së, Metush Hasan Gashi

OVL e UÇK-së, dega në Malishevë jofton opinioni publik  se ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Metush Hasan Gashi, me ç’rast kanë shkruar: Me pikëllim të thellë njoftohet se ka ndërruar jetë luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Metush Hasan Gashi, nga fshati Javor, Komuna e Suharekës. Metushi ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, i cili u radhit përkrah luftëtarëve të lirisë në Brigadën 121, “Komandant Kumanova”.

Ceremonia e varrimit të bashkëluftëtarit tonë, Metush Gashi, do të mbahet sot në orën 18:00, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve në Kleçkë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, farefisit dhe miqve. Kujtimi për çlirimtarin Metush Hasan Gashi do të mbetet i përjetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …