Turqia do të reagojë me veprimet e veta nëse Bashkimi Evropian i vë sanksione të reja Ankarasë, ka paralajmëruar të hënën ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, pas takimit që ka pasur me diplomatin më të lartë evropian. Ministri i Jashtëm i Francës ka thënë javën e kaluar se ministrat e Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 13 korrik për Turqinë dhe ka thënë se sanksionet e reja kundër shtetit turk do të shqyrtohen, pas veprimeve turke për shpime në zonën ekonomike qipriotë. Në kohën kur janë përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet bllokut dhe Ankarasë, BE-ja ka imponuar një ndalesë udhëtimi dhe ka ngrirë asetet e dy shtetasve turq në shkurt për rolin e tyre në shpimet e Turqisë në zonën ekonomike detare të ishullit të ndarë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …