Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, i pranishëm në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, është cituar të ketë deklaruar se kjo nismë do të përshpejtojë integrimin europian të rajonit. “Përgjatë historisë, Ballkani ka qenë i hapur ndaj ndikimeve të ndryshme, për shkak të gjeografisë. Është koha të marrim fatin tonë në duart tona. Nisma kërkon një qasje të lirë në tregun e punë, shkëmbimi i studentëve, njohja e kualifikimeve akademike, që mund të trajtojë dhe problemin e rrjedhjes së trurit që ka Ballkani. BE është kthyer në vështrimin së brendshmi, dhe interesat politike kanë marrë peng zgjerimin. Është dramatike që një luftë në Europë i kujtoi për rëndësinë e zgjerimit. Nuk dua të flas se si anëtarësimi i Turqisë është politizuar për interesa të ngushta. Shpresoj se më shumë vende do i bashkohen Ballkanit të Hapur. Shpresojmë që nisma e Ballkanit të Hapur të përshpejtojë integrimin europian të rajonit. Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij. I uroj nismës çdo sukses, faleminderit për ftesën tuaj, ka thënë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …