Duke bërë me dije se një takim në nivel ministrash të jashtëm mund të mbahet në vazhdim të negociatave të zhvilluara më 29 mars në Stamboll, kryediplomati turk saktësoi se “ky takim mund të jetë brenda 1-2 javësh dhe liderët: Putin-Zelensky, do të takohen nëse ministrat e jashtëm bien dakord”. Çavusoglu u ndal gjithashtu mbi rolin e mundshëm të Turqisë si shtet garantues në një marrëveshje paqeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë duke thënë se të marrë përsipër këtë rol nuk do të thotë detyrimisht të hysh në luftë. Komentet se Turqia do të hyjë menjëherë në luftë në Ukrainë dhe do të dërgojë trupa atje, nuk pasqyrojnë realitetin. Në vijim, Çavushoglu tha se pas fillimit të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt, blerjet e gazit natyror rus nga Turqia kanë rënë nga 50% në nën 40%.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …