Mevlut Çavushoglu: Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB

Mevlyt Çavushoğlu: Turqia pati një solidaritet të fortë ndërkombëtar pas tërmeteve vdekjeprurëse që tronditën provincat jugore të vendit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushoğlu, ka deklaruar se Turqia pati  një “solidaritet të fortë ndërkombëtar” pas tërmeteve vdekjeprurëse të muajit të kaluar që tronditën provincat jugore të vendit, raporton Anadolu. Ne themi të bashkuar mbahemi, të bashkuar jemi më të fortë’ dhe ne besojmë në këtë. Unë e di që shumë vende evropiane gjithashtu e përdorin këtë frazë. Tani, ne po shohim solidaritet të fortë ndërkombëtar në një kohë fatkeqësie që po kalojmë. Kjo mbështetje jo vetëm që na jep moral, por na jep edhe forcë”, tha Çavushoğlu në fjalën e tij para ambasadorëve të vendeve evropiane në Ankara. “Ne kemi përjetuar një fatkeqësi që çoi në humbje të mëdha të jetëve dhe shkatërrime të mëdha në historinë e republikës sonë”, u shpreh Çavushoğlu. Duke bërë thirrje për veprim të përbashkët për çështjet që kërcënojnë njerëzimit, ai tha se Turqia ka qenë “vendi më bamirës në botë sipas të ardhurave të saj kombëtare pasi qëndroi pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …