Emrin e Baba Rexhebit për herë të parë e kam dëgjuar përmes valëve të “Zërit të Amerikës” në vitin 1965, kur vdiq Fan S.Noli ( 6 Janar 1882 – 13 Mars 1965)…
Për herë të parë me Baba Rexhebin jam takuar me 26 Dhjetor 1972, në Teqen Bektashiane, në Taylor, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Kush ishte Baba Rexheb Beqiri?
Baba Rexhebi lindi me 15 gusht 1901, në lagjën “Dunavat”, Gjirokastër. Ishte djal’i hoxhës. Hoxha, babai i tij, quhej Mulla Rifat Beqiri, kurse nëna e tij quhej Sabrije, motra e Baba Selim Elbasanit , e cila ishte mbesa e Baba Aliut…
Mësimet fillestare i kreu në Gjirokastër tek Myderrizi i njohur Mulla Ragibi, ku prej tij, përveç tjerash mësoj, edhe gjuhët klasike islame: arabishten, persishten dhe turqishten…
Kurse më vonë kreu edhe Liceun e Gjirokastrës, ku mësoj, përveç tjerash, edhe dy gjuhë tjera, frengjishten dhe italishten.
Djaloshit të ri, të gjitha këto njohuri, me gjithë se e ngriten, e edukuan, e formuan, por zjarrin e dashurisë nuk ja shuan…! Cila ishte kjo dashuri? E thoshtë vetë: Kjo dashuri ishte rruga mistike – që të bëhej sufi…!
Që të bëhej sufi ai kishte pak përparësi, sepse djaloshi Rexheb ishte rritur në Teqen e Zallit, ndër bektashi, pranë Baba Selimit dhe Babës Ali, prej të cilëve ishte frymëzue me Dritën e Islamit, përmes Dritës së Kur’anit…
Në Teqen Bektashiane apo siç quhet ndryshe “Teqeja e Zallit” në Gjirokastër, pranë Baba Selim Elbasanit, dajës së tij, djaloshi i ri, Rexheb Beqiri, u dorëzue e Dervish në tarikatin Bektashi…
Tani, Dervish, më vonë gradohet Baba, në vitin 1954, nga Baba Sirriu i Kairos, Egjipt, Baba Rexhebi, zyrtarisht dhe publikisht e fillon veprimtarinë e tij në tarikatin Bektashi…
Ka marrë pjesë në hartimin e Statutit Themeltar Bektashian… Ka marrë pjesë në organizimin e Kongreseve Bektashiane të mbajtura në vitin 1926, 1929, në Teqën e Turanit në Korçë…
Baba Rexhebi: Kundërshtar i komunizmit
Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944-), Baba Rexhebi, meqë i kishte të zhvilluara ndjenjat fetare-atdhetare, nuk u pajtue me fashizmin-nacizmin, aq më shumë nuk u pajtue kurrë me komunizmin…Komunizmin jo vetëm që e kundërshtoj, por me pushkë në dorë e luftoj…
E kundërshtoj, e luftoj, siç thoshte: “Komunistët s’kishin Zot, Fe as Atdhe… Komunistët këte kurrë nuk ja harruan, në mungesë të tij, me vdekje e dënuan… Me 28-29 nëntor 1944, Baba Rexhebi me disa atdhetarë, si Mid’had Frashëri, Hasan Dosti etj., nga Shkodra kalojnë në Mal të Zi dhe prej Malit të Zi me barka nëpër Detin Adreatik dalin n’ Itali, ku qëndroi deri në vitin 1948.
Në vitin 1948, Baba Rexhebi u shpërngul nga Italia në Egjipt, ku u vendos në Teqen Bektashiane, e cila njihet në histori me emrin teqja e “Kajgusëz Sulltanit”, i cili ka qenë një misionar i paparë…Në këtë teqe, ku shërbente Baba Sirriu, Baba Rexhebi qëndroj katër vjet, deri në vitin 1952.
Në vitin 1952, Baba Rexhebi nga Egjipti u shpërngul për në New York, SHBA, ku e kishte motrën, zonjën Zejnebe, por më vonë shkuan në Detroit, të shtetit Michigan, afër Kanadës.
Në qytezën e quejtur Taylor, që shtrihet në një fushë shumë pjellore, Baba Rexhebi me ndihmën e shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo ideje, themeloj Teqenë e Parë Bektashiane – Shqiptare-Amerikane…
Teqeja Bektashiane – Shqiptare-Amerikane u përurue me 15 Maj 1954, e cila me kalim kohe erdhi duke zmadhue, duke u zbukurue dhe veprimtaria e saj duke u shtue…Aty punonin me përkushtim, përveç Baba Rexhebit, edhe dervishët, si dervish Arshiu, dervish Bajrami…, i pari nga Jugu, Vlora, i dyti nga Veriu, Kosova, (nga Gjakova)…
Baba Rexhebi, si udhëheqës i Teqesë Bektashiane, përveç veprimtarisë fetare-atdhetare, është marrë edhe me veprimtari botuese, duke na dhuruar disa vepra frymëzuese…
Nga kjo veprimtari vlen të përmendët revista “Zëri i Bektashizmës”, në gjuhën shqipe dhe angleze, ku dallohen shkrimet e Baba Rexhebit rreth Fesë Islame, filozofisë islame, tesavvufit-sufizmit dhe parimeve bektashiane…
Në vitin 1964, me rastin e 10-të vjetorit të themelimit të Teqesë Bektashiane, z. Xhevat Kallajxhi, i cili punonte si gazetar profesional në Washington, në “Zërin e Amerikës”, Teqeja Bektashiane e botoi librin e tij me titull:”Bektashizmi dhe Teqeja Bektashiane në Amerikë”, ku ndihmën kryesore të lëndës e kishte nga Baba Rexhebi…
Baba Rexhebi, në vitin 1970, botoi librin me titullin: “Misticizma Islame dhe Bektashizma”. Ky libër monumental, cili ka 389 faqe, është shtypur në New York nga Waldon Press.
Në vitin 1997, Teqja Bektashiane e Gjakovës, nën kujdesin e Baba Mumin Lamës, me miratimin e Kryegjyshatës në Tiranë, botoi librin:”Hadikaja ose Kopshti i të përsosurve” të Fuzuliut, të përkthyer në gjuhën shqipe nga Baba Rexhebi. Përkthyes i këtij libri, i cila ka në përmbajten e tij 11 kapituj me gjithsejt 497 faqe, Baba Rexhebi, ka shkrue, në vend të parathënies, shkrimin me titull: Dy fjalë me lexuesit për Fuzuliun, ku ndër të tjera shkruan:
“Baba Qazimi (Bakalli) i Kosovës, përkatësisht i Gjakovës, me ndërmjetësimin e Baba Bajramit ( Gurkuqi, edhe ky nga Gjakova, por që shërbente në Teqenë Bektashiane në Amerikë, ku edhe ndrroi jetë me 22 dhjetor 1973), më detyroi t’ia bëja një përkthim modest Hadikasë. Kështu ia fillova punës dhe e përktheva në vitin 1969….”
Dikur, propaganda e komunistëve të Tiranës, në krye me Enver Hoxhën, Ramiz Aliun e sidomos Bedri Spahiun, përmes Radio Tiranës dhe “Zërit të Popullit”, e paraqitëshin Baba Rexhebin si kriminel, gjakpirës, tradhëtar…, por e vërteta ishte ndryshe. Baba Rexhebi ishte urtë, i butë, i kulturuar, fetar, atdhetar, ishte për Bashkimin Kombëtar…
Baba Rexhebin e kam njohur për së afërmi, kemi biseduar, debatuar hapur, jo me orë, në ndonjë pasdite, por me javë, me muaj, ndër vite… Atëherë, si i ri, kam përfituar shumë prej tij…Si ishte ai?
Ai ishte, sikur shprehi e kishte dhe shpesh e përsëriste,
” Bukuria e njeriut është fjala e bukur e tij.
Lartësia e tij janë veprat e tija me drejtësi ”.
Fjala e bukur e tij, lartësia e veprave të tij me drejtësi, si në Shqipni, në Itali, në Egjipt, Afrikë dhe në Amerikë, më së miri dëshmojnë se Baba Rexhebi është një personalitet që vlen ta përkujtojmë…
Në muajin gusht, 1901, kishte lindur, në muajin gusht, 1995, në ditën e pesëmbëdhjetë, ndrroi jetë – kaloi në jetën e vërtetë, por pa e parë Shqipninë e shkretë…!