(Reagim rreth shkrimit: “Ditët e javës në gjuhën shqipe”, shkruar nga akademik Besim Bokshi, gjuhëtar, n/kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, botuar në të përditshmen “Koha Ditore:, më 1 dhjetor 2007, faqe: 42.
( Reagim me të vetmin qëllim: shikim nga një tjetër këndvështrim!)
Në një ilahi, e cila këndohet nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg thuhet:
Shtatë ditë ymër n’kët’dynja.
Pra, jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!
Të gjithë e dimë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!
Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, së pari u përvetësua në Romë në shekullin e katërt, prej nga më vonë u përhap në Europë.
Me urdhër të perandorit romak, Konstantini i Madh, në vitin 321, u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel.
Dita e diel u caktua si ditë e parë e javës për nder të Diellit. Pse? Sepse prej kohësh, prej romakëve paganë, adhurohej kulti i Diellit, me emrin: Sol Invictus (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur).
Por, nuk duhet harruar se ditët e javës qenë përvetësuar nga romakët prej egjiptianëve. Prej tyre i përvetësuan popujt tjerë për rreth Detit Mesdhe.
Egjiptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve, të cilët i përvetësuan prej sumerëve.
Java prej shtatë ditësh është përcaktuar sipas katër fazave të Hënës, që e plotësojnë muajin. Hëna e Re është faza e parë, gjysma e parë është faza e dytë, Hëna e Plotë dhe gjysma e fundit.
Ditët e javës janë janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë me prejardhje nga gjuha latine. Por, në të vërtetë, këto emërtime nga gjuha latine janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoi latinishtja.
Dita e parë, e Diel, është emërtuar për nder të Diellit, i cili adhurohej nga romakët paganë si hyu i pamposhtur. Dielli, gjithashtu, adhurohej edhe prej grekëve, egjiptasve persianëve, sumerëve paganë, me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithra.
Mithra, i cili thirrej Biri Zotit dhe Dritë e Botës, besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishte lindur edhe Osirisi, Adonisi, dhe Dionisi, hyjni pagane.
Dita e dytë, e Hënë, emërtohet sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar edhe me emrat: Selene, Luna, Mani.
Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te romakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.
Dita e katërt, e Mërkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hy pagan te romakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.
Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë.
Dita e gjashtë, e Premte, sipas Afërditës (Venerës,) dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë. Të gjitha planetët rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.
Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej romakëve paganë si hyu i bujqësisë.
Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zavendsoi me emërtime të katër hyjnive pagane romake.
Prej shtatë ditëve të javës, në gjuhën shqipe pesë ditë janë përkthime nga latinishtja, e cila i ka përvetësuar nga greqishtja, kurse vetëm dy emërtime, e enjte dhe e premte, janë në gjuhën shqipe…
Në gjuhën shqipe janë, por çfarë kuptimi kanë? Shumë gjuhëtarë, të huaj e shqiptarë, janë përpjekur për t’i shqaruar, por të gjithë kanë dështuar…!
Lehtë është me thënë se “kemi të kaluar të ndritur”, por sot s’jemi në gjendje as dy ditëve të javës kuptimin me ju ditur…!
Sa pak dimë, thoshte Bajroni, se cilët jemi! Jemi ata që jemi dhe kemi aq sa kemi! Pretendojmë se kemi të kaluar të ndritur dhe të ardhme europiane, por ditët e javës i kemi pagane.
Shpëtimi ynë dhe humbja jonë, thoshte Apikteti, janë brenda nesh.
Brenda nesh është një botë e pafund, por ne a jemi kund?!
(Autori është studiues i religjioneve.)
Kontrolloni gjithashtu
Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!
Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …