Në javën e parë të muajit të fundit, dhjetor, 2017, doli nga shtypi libri me titull ‘TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT’ nga dr. Alban Dobruna, botoi INSTITUTI I HISTORISË, Prishtinë, 2017.
Kush është dr.Alban Dobruna?
Alban Dobruna lindi në Gjakovë më 6.06.1984.
Në vitin 1998 përfundoi Shkollën Fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë, e po ashtu edhe shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë gjat viteve 1998-2002.
Në vitin akademik 2002/2003 është regjistruar në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë fakultet ka diplomuar më 4 korrik 2006, me temën: “Flota detare në Perandorin Osmane në shek. XVI dhe Hajredin Pashë Barbarosa”.
Në vitin akademik 2007/2008 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, fillon studimet posdiplomike master në periudhën Koha e Re shek. XIX-XX, me temën: “Rendet mistike islame në qytetin e Gjakovës”, të mbrojtur më 21 qershor 2010.
Në vitin akademik 2010/2011 në Qendrën e Studimeve Albanologjike të Institutit të Historisë në Tiranë, fillon studimet e doktoratës në Departamentin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar, me temë: “Rendi Halveti te shqiptarët gjatë shekullit XX”, të cilën e mbrojti me sukses më 20 tetor 2015.
Alban Dobruna ka gradën shkencore: Doktor i shkencave historike, Hulumtues i pavarur.
Ka botuar artikuj dhe studime të ndryshme, si vijon:
- “Përhapja e Bektashizmit në qytetin e Gjakovës”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 33/34, Prishtinë, 2011.
- “Rendet e dervishëve në Rahovec gjatë shekujve XIX-XX”, Instituti Albanologjik-Prishtinë, Gjurmime albanologjike, Nr. 39, 2010, Prishtinë, 2010.
- “Struktura fetare në Kosovë gjatë shekullit XIX”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ,Vjetari, Nr. 43/44, Prishtinë, 2010.
- “Rendi shazeli në qytetin e Gjakovës”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Vjetari, Nr. 45/46, Prishtinë, 2011.
- “Beqir Vokshi dhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 35/36, Prishtinë, 2012.
- “Jehona e Deklaratës së 2 Korrikut dhe e Kushtetutës së Kaçanikut në qytetin e Gjakovës me rrethinë”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Vjetari, Nr. 47/48, Prishtinë, 2012.
- “Rendi Halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 40, Prishtinë, 2015.
- “Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “Udha e së Vërtetës”, Instituti për shkencat humane “Ibni Sina”, Hikmet, Prishtinë, Nr. 11, 2015.
Ka mare pjesë me kumtesa në KONFERENCA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE:
- Kontributi i femrës shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë, Kumtesë e mbajtur në Shkup me rastin e 98-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 22 dhjetor 2010.
- Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “Udha e së Vërtetës”, Kumtesë e mbajtur me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së kryetarit të KMKK-Hoxhë Kadri Prishtina, Prishtinë.
- Kontributi i Hasan Ef. Nahit në mbrojtjen e Gjimnazit të Gjakovës, Kumtesë e mbajtur me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Hasan Ef Nahit, Prishtinë.
- Trajtimi i Tesawufit nga Ferit Vokopola në revistën “NJERIU”, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare: “Shkencat humane studime kërkimore në spiritualizimin e shkencave humane”, në Universitetin “BEDER” në Tiranë, më 11.05. 2012.
- Kontributi i dijetarëve islamë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: ”Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, Tiranë, më 28-29 shtator 2012.
- Kontributi i Shaban Hashanit në historiografinë shqiptare për Ferizajn, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: ”Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kundër pushtimit serb, tetor 1912” në Ferizaj, më 23 tetor 2012.
- Rendi halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: “100 vjet Pavarësi” në Tiranë, më 13 nëntor 2012.
- Struktura dhe organizimi fetare në qytetin e Shkupit në gjysmën e parë në shekullit XX, Kumtesë e mbajtur në Konferencën e Pestë Vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2013” Organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Prishtinë, më 14-18 maj 2013.
- Çështja e Gjakovës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: “Në kuadër të 100-vjetorit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër” në Tiranë, më 21 qershor 2013.
- Kontributi i bektashinjve gjakovarë në çështjen shqiptare midis dy luftërave botërore, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Roli i Bektashizmit midis dy luftërave botërore”, mbajtur në Tetovë, 12 korrik 2013.
- Shqiptarët e Gjakovës përballë represionit serbo-malazez në vitin 1913, Kumtesë e mbajtur në Sesionin shkencor me temë: “Masakra e Plavës” mbajtur në Plavë, 29 korrik 2013.
- Bektashizmi në veprën e Sami Frashërit, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Në kujtim të Sami Frashërit”, mbajtur në Universitetin Hëna e Plotë “Beder” Tiranë, më 28-29 tetor 2015. 13. Traktati i Lozanës dhe shpërngulja e popullsisë çame, Kumtesë e mbajtur në manifestimin me temë: “Tragjedia Çame”, mbajtur në Prizren më 18 janar 2016.
- Aqif Blyta dhe “Xhemjeti”, Kumtesë e mbajtur në manifestimin me temë: ”Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri”, mbajtur në Gjakovë më 6 shkurt 2016.
- Dah Polloshka, meritat e tij patriotike, Tryezë përkujtimore, mbajtur në Gjakovë më 27 shkurt 2016.
Dr. Alban Dodruna
Libri me titull ‘TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT’ është libra i parë i Dr. Alban Dobrunës.
Libri ka 416 faqe me këtë përmbajtje:
Përmbajtja
Parathënie…………………………………………………………………………………… 9.
KREU I PARË
VENDI I RENDIT HALVETI NË FENË ISLAME………………….21
Disa të dhëna për rendi islam halveti…………………………………………….
Degëzimi i rendit halveti…………. …………………………………………………….
Teqetë (Objekt kulti i rendit halveti)………………………………………………
Arsimimi dhe edukimi në rendin halveti……………………………………………
Gradimi i shehut (Hilafetnamja)… ……… …………………………………………..
Ngjashmëritë dhe ndryshimet e rendit halveti me rendet e tjera………
Përhapja e rendit halveti në Ballkan………………………………………………..
Përhapja e rendit halveti te shqiptarët…………………………………………….
KREU I DYTË
TEQETË HALVETI NË TREVAT SHQIPTARE …………………69
- Shtrirja dhe ndërtimi i teqeve halveti në Shqipëri gjatë periudhës osmane deri në vitin 1912………………………………………………………………………………………………….
- Gjendja e teqeve halveti tek shqiptarët nga viti 1912 deri në përfundimin e
Luftës së Dytë Botërore 1945…………………………………………………………………….
- Teqetë halveti në trevat shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore…………….
KREU I TRETË …………………………………………………..185
RENDI HALVETI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE NË FORMIMIN DHE KONSOLIDIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (1878-1945)
Kleri halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1878-1912)…………..
Halvetinjtë përballë vështirsive që solli coptimi i Shqipërisë 1913…….
Halvetinjtë në rrjedhat e konsolidimit të shtetit shqiptar (1920-1930) ..
Përpjekjet për organizmin institucional të rendit halveti…………….
- a) Kongresi I Alevian në Shqipëri më 1921………………………………….
- b) Kongresi II Alevian në Shqipëri më 1930…………………………………..
- c) Kongresi III Alevian në Shqipëri më 1936……………………………………….
Rendi halveti gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945)………………………………..210
KREU I KATËRT………………………………………………281
RENDI HALVETI NË TREVAT SHQIPTARE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1945-2000
- Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj Rendit Halveti (1944-1967)……..
Rrethanat e favorshme politiko-shoqërore në Shqipëri gjatë viteve
1990-2000 dhe rindërtimi i teqeve Halveti ………………………
- Rendi halveti te shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1945 -1966 …
Ndikimi i rrethanave politike në rendin halveti në vitet 1966-1981…
Rendi halveti dhe situata në Kosovë (1981-1989) ……………….
Veprimtaria e rendit halveti në Kosovë në vitet 1989-1999 …
Përfundime……………………………………………………………………………………..323
Conclusions…………………………………………………………………………….329
Fjalorthi……………………………………………………………339
Burime arkivore…………………………………………………345
Literatura…………………………………………………………351
Indeksi i emrave…………………………………………………….399
Mexhid YVEJSI, Gjakovë