Me “Pakon e Shën Ahtisaarit”, Kosova prej Serbisë nuk shkëputet, por Serbia në Kosovë në thellësi futet!
Dita e premte, 2 shkurt 2007, ishte dita e pritur aq gjatë. Dita aq e përfolur, dita që aq shumë na ka lodhur. Na ka lodhur, na ka bërë fi, duke pritur pavarësi. Dita kur erdhi pakoja dita kur me pavarësi mori fund loja. Dita e shenjtëruar, që ishte caktuar, nga Shën Ahtisaari, pakon me na prezantuar, demek, i pari. Dita kur pakoja u shpalos, çka me pa- Kosova nis e sos- ishte bërë kos”!
Pse? Sepse, në 16 faqe të gazetës, i mbyllët goja së vërtetës. I mbyllet goja së vërtetës të shumicës, i hapët goja e mashtrimit të pakicës. Pakica shpërblehet, privilegjohet, përkëdhelet, lazdrohet, lartësohet, kurse shumica dënohet, ndëshkohet, përbuzet, nënçmohet, poshtërohet”!
Pse? Sepse, që me Nenin e Parë, që e solli në pako i shenjti Ahtisaar, shkruan: Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike”.
Në Kosovë, pra, shqiptarë më s’ka! Kosova do të jetë shoqëri, jo shtet, popull, komb, apo shqiptari! Kosova do të jetë shumetnike, e cila do të qeveriset në mënyrë demokratike!!!
Si do të qeveriset Kosova?
Kosova do të qeveriset, jo prej shumicës, por qysh t’i teket, qysh t’i begeniset pakicës. Pakica do të ketë gjuhën e vet zyrtare, kudo nëpër Kosovë, edhe aty ku s’ka pakicë fare.
Kosova do të ketë komuna për shumicën, kurse “opshtina” për pakicën. Nëpër shumë komuna të Kosovës, shumica do të shndërrohet në pakicë, kurse pakica do të bëhet shumicë.
Kosova do të ketë “opshtina” me të drejta të shtuara, me hapësira të zgjeruara, që do të jenë shumë të privilegjuara”! Të privilegjuara me të gjitha: me pasuri nëntokësore, mbitokësore, me shumë pika strategjike, me shumë pozicione, me shumë donacione”! Do të kenë lidhje horizontale dhe vertikale, kuptohet, bashkohen me Serbinë, kurse Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë”!
Pakica do të shtrihet deri aty ku ka dëshirë, që e ardhmja e saj të jetë sa më e mirë”!
Kosova do të ketë kuvend, por ky kuvend s’do të ketë nevojë për deputet me mend, sepse kur t’i kap zori – çdo problem e zgjidhë, i huaji, kryeadministratori”! Kryeadministratori vet do të jetë mbret, ai do të nënshkruan, kush s’ja luan, vet do të vendos, do të vulos, pa të drejtën kush për t’i thënë mos”!
Kosova do të ketë deputetë të shumicës dhe të pakicës, por pakica ka me pas vende të siguruara, të garantuara, dhe pa votat e pakicës s’ka me pas asnjë dobi prej shumicës”!
Në Kosovë do të themelohet një Forcë e Sigurisë, e cila do të jetë profesionale dhe shumetnike, por kjo nuk të jetë Ushtri ose Armatë, sepse do të jetë duarthatë”! Forca e Sigurisë shumetnike s’ka me pas aftësi, mundësi, me mbrojt Kosovën nga ushtritë armike”
Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen. Pra, (TMK) do të shpartallohet, sipas propozimit të Shën Ahtisaarit, sepse aty ka mbetur ende gjaku i shqiptarit”! Kosova, në vend të Pavarësisë, do t’i paguaj borxhin ndërkombëtar Serbisë”! Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe të Kosovës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd”
Kosova do t’i ofrojë Kishës Ortodokse të Serbisë privilegje doganore dhe tatimore”
Kosova do të garantojë lirinë e lëvizjes për klerin dhe anëtarët e Kishës Ortodokse brenda Kosovës dhe sipas nevojës do të ofrojë aranzhime të nevojshme sigurie për këtë lëvizje”
Zonat e Mbrojtura
Në Kosovë, një numër i zgjedhur i manastireve të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe kishave dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për serbët e Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “ZONAVE TË MBROJTURA”.
Objektivat e zonave mbrojtëse janë: Të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë natyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet”: a. Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose të rrjetit të energjisë elektrike, furrave, fabrikave.
b. Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri, kisha, ose monumenti kulturor”
Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha:
a. Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve, kafiterive, kiosqeve dhe standeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim i madh nëpër rajonet rurale;
b. Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;
c. Urbanizimi i tokës bujqësore.
Kosova do të sigurojë që planet hapësinore për rajonet brenda zonave të mbrojtura të jenë me kufizimet e përcaktuara”
Zonat e mbrojtura për lokacionet si në vijim do të përcaktohen me hartat e bashkëngjitura”
Por hartat nuk janë bashkangjitur, hartat janë hartuar, por qe de, nuk janë publikuar”!
Të publikuara, përveç hartave të hartuara, në dokumentin e Shën Ahtisaarit janë të gjitha nenet kundra shqiptarit”! Asgjë për shqiptarët shumicë, gjithçka për serbët pakicë”!
Në Pakon e të shenjtit Shën Ahtisaar- nuk përmendet asnjëherë fjala apo emri shqiptar!r>
Në Pakon e të shenjtit Ahtisaar asnjëherë nuk përmendet fjala apo emri shqiptar”! Në Pakon e të Shenjtit Ahtisaar jo vetëm që nuk përmendet fjala shqiptar, por tani çdokush e di se nuk përmendet as fjala pavarësi, nuk përmendet as fjala xhami, as feja Islame, as përkatësia e shumicës shqiptare myslimane”!
Në Pakon e të shenjtit Ahtisaar serbët përmenden 37 herë, kurse fjalët Kishë Ortodokse Serbe, Manastire, përmenden mbi 70 herë, pa i shënuar edhe emrat Beograd, Serbi, sepse do t’ju vjen mërzi”!
Të mos përmendet asnjëherë emri shqiptar, që janë shumicë, mbi 90 për qind, të mos përmendet as fjala pavarësi, as xhami, as feja Islame, as përkatësia e shumicës shqiptare myslimane, çka tregon, çka dëshmon kjo? Kjo tregon, kjo dëshmon se shqiptarët nuk janë as popull tokësor, kurse serbët janë popull hyjnor”! A nuk është ky shovinizëm ? A nuk është ky racizëm?
Me pak fjalë, ky plan i të shenjtit Ahtisaar është një plan antishqiptar, antikombëtar, antifetar. Ky plan duhet refuzuar, kurrsesi nuk duhet pranuar, sepse ardhmërinë e Kosovës ka për ta shkatërruar.
Me këtë plan, Kosova prej Serbisë nuk po shkëputet, por Serbia në Kosovë në thellësi po futet”! Kur Serbia në Kosovë futet në thellësi, atëherë ç’kuptim ka fjala pavarësi”!?
Qeveria e Kosovës, Grupi i Unitetit, po ja bëjnë qefin vetit”! Duke i shërbye si shërbëtorë të përulur UNMIK-ut-po i shërbejnë, pa dyshim, armikut”!
Qeveria e Kosovës, në veçanti, i ashtuquajturi Grupi i Unitetit, duhet të jenë këmbëngulës, duhet t’ia vënë gishtin kokës, të mos ia përshtatin veten botës”! PO-ja e Grupit të Unitetit do ta bartë përgjegjësinë deri në Ditën e Kijametit”! P0-ja e tyre euforike, për Kosovën, do të jetë katastrofike”!
P0-ja e tyre nuk është “PO” e popullit. Populli e dëshmojë këtë me 10 shkurt 2007, kur “Sheshi Skënderbe”, në zemër të Prishtinës, u përgjak”Populli do ta dëshmojë këtë në vazhdimësi, derisa të behët Kosova- Shqipëri ose të bëhemi shkrumb e hi”! Atyre, me siguri, kjo këmbëngulje do t’ju duket e paarsyeshme. Pse? Sepse, ata janë të arsyeshëm”!
Xhorxh Bernard Shou do t’ju thoshte:
“ Njerëzit e arsyeshëm ia përshtatin veten botës, njerëzit e paarsyeshëm këmbëngulin, duke u përpjekur, që t’ia përshtatin botën vetes. Prandaj, i gjithë përparimi varet te njerëzit e paarsyeshëm.”
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …