FSK-ja shënon “Ditën e Forcës“

MFSK-ja e ka pranuar 51 kërkesa të pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Shkaku i presioneve nga Serbia, kohëve të fundit shumë serbë kërkuan largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës. E deri më tani 51 kërkesa për largim janë pranuar nga FSK-ja. Kjo është bërë e ditur nga Remzie Zeqiraj oficere për marrëdhënie me publikun më Ministrinë e FSK-së. Ajo ka thënë se MFSK-ja ka pranuar 51 kërkesa për largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës. “Departamenti i Personelit në MFSK/FSK, sipas akteve tona ligjore ka aprovuar  gjithsejtë 51 kërkesa për demobilizim nga FSK-ja, të pjesëtarëve FSK-së nga komunitetit serb”, ka thënë fillimisht Zeqiraj. Ajo tutje ka bërë të ditur se ky institucion çdo vit i identifikon vendet e lira në strukturën e FSK-së, dhe pastaj shpallë konkurse. Sipas Zeqirajt, këto konkurse janë pa dallime të moshës, gjinisë dhe nacionalitetit. “Departementi i Personelit çdo vit  identifikon  vendeve të lira në strukturën e FSK-së dhe në bazë të nevojave planifikon rekrutimin dhe zhvillimin e kampanjës së rekrutimit me qëllim plotësimin e strukturës me personel.  Konkruset tona janë publike, dhe të drejtë aplikimi sipas kritereve të konkursit,  kanë  të gjithë të rinjtë pa dallim moshe, gjinie dhe nacionaliteti ashtu siç i kemi zhvilluar edhe kampanjat tjera të rekrutimit që nga viti 2009”, ka thënë ajo. Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kritikuar presionet e Beogradit që serbët  të mos bashkohen në FSK. Kryeministri Haradinaj kohë më parë kishte thënë se ata që largohen, asnjëherë më nuk do të mund të jenë pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …