leoni

MFSK-ja në prag të përfundimit të këtij viti kalendarik mbajti një takim me gazetarë

MFSK-ja në prag të përfundimit të këtij viti kalendarik mbajti një takim me gazetarë

Sot në mjediset e  Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në prag të përfundimit të këtij viti kalendarik, u organizua një takim, koktej, me gazetarë dhe përfaqësues të medieve, të cilët kanë përcjellë aktivitetet  MFSK-FSK-së gjatë gjithë vitit që po e lamë pas. Në takimin  me gazetarë kanë marrë pjesë: zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Gëzim Hazrolli, Naim Haziri, si dhe oficerë dhe zyrtarë të informimit të Ministrisë dhe FSK-së. Të pranishmit në emër të Departamentit për Marrëdhënie me Publikun i përshëndeti drejtori, Ibrahim Shala, ndërsa në emër të ministrit Berisha i përshëndeti zëvendësministri Ramadani, i cili mbajti një fjalë rasti.  „Kam kënaqësinë, që në emër të ministrit, z. Rrustem Berisha, t’ju uroj për një vit me plotë angazhime, detyra, sfida e zhvillime të mëdha. Kjo përmbyllje e vitit, sigurisht se është më e veçantë dhe më e suksesshme për Ministrinë tonë, për Forcën tonë, për Kosovën. Për partnerët tanë, po ashtu. Mandatimi ushtarak i Forcës sonë–Ushtrisë sonë–është një sukses që i tejkaloi sfidat, me përkushtim dhe shpeshherë edhe me kryeneçësi të argumentuar.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …