Ministri i FSK-së, Haki Demolli, në konferencën e fund-vitit tha se objektivi kryesor i Ministrisë edhe këtë vit ka qenë transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur e Kosovës. Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet, ka dërguar amendamentet në Qeveri dhe ajo i ka dërguar në Kuvend ku ndodhen edhe aktualisht. Sipas tij, çdo gjë është gati për transformimin e FSK-së në FAK. Ministri, po ashtu në këtë konferencë paraqiti edhe disa të arritura që ka shënuar FSK-ja gjatë vitit 2016.
