MFSK- MI dhe Komuna e Klinës nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e rrugës në fshatin Gjurgjevik të Madh

MFSK- MI dhe Komuna e Klinës nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e rrugës në fshatin Gjurgjevik të Madh

Ministria për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Klinës sot kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e rrugës në fshatin Gjurgjevik të Madh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Berisha përmes një shkrimi.

“Në ambientet e ministrisë së Infrastrukturës, bashkë me minstrin Pal Lekaj, sipas kërkesës së kryetarit të komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruam sot, memorandumin e mirëkuptimit së tri institucioneve MFSK- MI dhe Komuna e Klinës, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës. Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësoj lëvizjen e banorëve të Gjurgjevikut të Madh me fshatrat për rreth dhe me qytetin e Klinës. Urime për banorët e Gjurgjevikut të Madh dhe gjithë qytetarëve të komunës së Klinës”, ka shkruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …