Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ceremoni zyrtare, çmimin: “Ushtari më i mirë, 2016” ia dha tetarit, Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, Çmimi iu dha nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili tha me këtë raste se të gjithë 22 pjesëmarrësit ushtarë janë fitues. Ka qenë një garë e fortë, sepse të gjithë ushtarët kanë treguar njohuri dhe shkathtësi. Ceremonia e dorëzimit u mbajt në Kazermën, “Adem Jashari”, në Prishtinë.
