MI-ja dhe Suhareka nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy rrugëve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy rrugëve në Suharekë.

Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore  për ndërtimin e rrugëve Mushtisht – Shtërpcë në vlerë prej 1,000,000 eurosh dhe Nishor – Bellanicë (Suharekë – Malishevë) në vlerë prej 150,000 eurosh. Me anë të këtij Memorandumi janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për të dyja palët, me të cilin MI-ja obligohet t’i sigurojë mjetet për të dy projektet, pagesat e të cilave do të bëhen në pajtim me realizimin e punimeve/furnizimeve sipas kushteve të kontratës. Po ashtu, MI do të caktojë një zyrtar për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës dhe me vendim do të caktoj detyrat, përgjegjësitë dhe autorizimet e zyrtarit për mbikëqyrje.

Ndërsa Komuna e Suharekës obligohet të siguroj deklaratën e disponueshmërisë së mjeteve në tërësinë e vlerës së projekteve dhe një kopje ta dërgojë në MI, të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik, të ndërmarrë të gjitha masat që kontraktuesit të fillojnë pa pengesë implementimin e projekteve me kohë, si dhe të sigurojë specifikacionet teknike.

Komuna obligohet që projektet t’i zhvilloj në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe aktet nënligjore për zbatimin e këtyre ligjeve, të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësim të tenderëve, në të cilat komisione duhet të marrë pjesë një antar nga MI, të emërojë projekt-menaxherin/organin mbikëqyrës për realizimin e projekteve, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve/pranimin teknik, në të cilën komision duhet të jetë një anëtar nga MI.

Po ashtu, Komuna e Suharekës duhet të ndërmarrë të gjitha masat që projektet të përfundojnë në përputhje me ndarjet buxhetore sipas viteve për projektin e tillë dhe me kualitet të lartë, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e projekteve përfshirë procedurat dhe kompensimin në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandum – Njofton Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …