MI do të investoj në komunën e Deçanit 350 mijë euro

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugës “Skender Rexhametaj” dhe Alimusaj në fashatin Isniq, si dhe asfaltimin e rrugës “Isa dhe Valdet Kuqi”, në drejtimin e kanalit të Belegut.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 350 mijë eurosh dhe në tërësi është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

Me këtë rast, ministri Zharku e njoftoi kryetarin Selmanaj edhe për dy projekte të tjera të cilat kapin shumën prej 440 mijë eurosh: projekti i asfaltimit të rrugës që lidh rrugën Strellc i Ulët – Isniq, Beqiraj – Dautaj, për të cilin është shpallur tenderi, kurse në përgatitje është projekti për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit” që lidhet me Manastirin.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …