Michael Carpenter: Nga perspektiva e Moskës më së miri është që të mbahet konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë

Carpenter: Nga perspektiva e Moskës më së miri është që të mbahet konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish zyrtari i Pentagonit i ngarkuar për Ballkan Michael Carpenter ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si dhe zgjedhjet në Serbi në pranverë të vitit të ardhshëm, mund ta ngadalësojnë arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Carpenter ka thënë se sezoni i zgjedhjeve është një moment shumë i keq për të arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas fjalëve të tij, duket se gjendja politike në Serbi dhe në Kosovë është ashtu që ideja për shkëmbim territoresh mund të ketë sukses, por se ende nuk ka ardhur ai moment, as në Kosovë e as në Serbi. Duke përmendur rolin eventual të Rusisë, Carpenter ka thënë se nga perspektiva e Moskës më së miri është që të mbahet konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse kjo i lejon Rusisë të “prezantohet si roje e interesave të Serbisë dhe si kundërshtar i Kosovës”. Ai përsëri e përmend deklaratën e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në lidhje me thirrjen për diasporën serbe ta përkrahë Trumpin në zgjidhjet e ardhshme në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …