Drejtori i “Pen Biden Center “dhe ish-zyrtari i Pentagonit Michael Carpenter tha se do të ishte shumë e vështirë të bëhet çfarëdo lloj përparimi në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd para zgjedhjeve në Serbi. Sipas Carpenter, nëse Qeveria e Kosovës vendos të heq taksën, do të ishte një sinjal shumë pozitiv. Ai thotë se pjesa më e vështirë e punës do të jetë të vendosësh në tryezë diçka që është e pranueshme për shumicën e serbëve dhe shumicën e shqiptarëve. Carpenter beson se zgjidhja e konfliktit nuk është e plotë pa atë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …